Pagoi 120 mijë euro për të hequr qafe bashkëshorten/ Kush është Alban Bengasi, manipuloi provat dhe për dy vrasje

0
145

Avokati Alban Bengasi i cili ra në prangat e policisë në hyrje të aeroportit të Rinasit në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë” ka manipuluar provat për dy vrasje.

Ai i vendosi  provat e krimeve tek personat që nuk kishte asnjë lidhje. Po ashtu mësohet se ai ka kërkuar djegien e makinës së ish-gruas së tij, pas një konflikti që ka pasur me të. Nga dëshmia e Nuredin Dumanit, tashmë i penduar i drejtësisë zbardhej kërkesa e avokatit për t’ë hequr qafe bashkëshorten e tij pas dyshimeve se e tradhtonte me shokun e ngushtë.

Bengasi u bë protagonist i emisionit investigativ ‘Stop’, ku ishte ish-bashkëshortja e tij, e cila e akuzonte se e kishte dhunuar dhe nuk e lejonte të shikonte fëmijët, pas divorcit.

Alban Bengasi ka qenë edhe avokat i vëllezërve Fredi dhe Pajtim Rrushi, të cilët akuzohen si të dyshuar për vrasjen dhe fshehjen e trupit të biznesmenit Ruzhdi Hoxha prapa Dajtit.

Ndërkohë, në maj të vitit 2020, Bengasi ra pre e një sulmi me thikë nga kunati i tij, Roland Ruçi, ku mbeti edhe i plagosur. Ngjarja ndodhi pranë stadiumit ‘Dinamo’ në kryeqytet

Alban Bengasi ka qenë avokat i dy shtetasve turq që u arrestuan në Tiranë, Ervin Matës, e të tjerë të pandehurve në çështje të bujshme të ndodhura së fundmi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here