Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji përmes një lidhje “Skype” foli në studion e Ora News për situatën ku ndodhet Partia Demokratike. Për Salianjin kryetar i grupit parlamentar të Partisë Demokratike është Gazment Bardhi, ndërsa kryetar i opozitës është Sali Berisha.
“Takimi mes Bardhit dhe Berishës është një ngjarje për tu vlerësuar dhe që i shërben interesit kombëtar. Kryetari i grupit parlamentar të PD është Gazment Bardhi. Kryetari i opozitës është Sali Berisha. Janë kosto mbi kurriz të PD për shkak të lidershipit sic ishte lënia e mandateve.
Bashkimi i frontit opozitar me elementë kundër qeverisë. Deputetët e Partisë së Lirisë janë pjesë e frontit opozitar. Të gjitha pengesat do ti kapërcejmë”, tha ndër të tjera Salianji.