Partia Demokratike e Sali Berishës ka përfunduar analizën e bërë për zgjedhjet e 14 majit 2023, në të cilën kanë dalë në përfundimin se ky proces elektoral ishte fars.
Për këtë do të bëjnë edhe një promovim, sot në orën 11:00.
Që pas zyrtarizimi të rezultatit, Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka vjedhur zgjedhjet e 14 majit. Koalicioni “Bashkë Fitojmë” mes tij dhe Ilir Metës së Partisë së Lirisë mori 7 Bashki.