Futbollisti i Shqipërisë Mirlind Daku (debutim) analizoi barazimin 1-1 në Pragë ndaj Çekisë, në sfidën e vlefshme për kualifikueset e Euro 2024.
“Jam pa fjalë, kur përfundoi ndeshja isha i emocionuar që arrita të debutoja. Është një arritje shumë e madhe për mua dhe familjen time që luftuam deri këtu. Për këtë arsye luftojmë dhe udhëtojmë 12 orë për të bërë krenar popullin tonë që ka ardhur me shumë sakrifica deri në këtë ditë. Është më shumë se një kupë bote kur i sheh këta njerëz që qeshin.
Mendova t’ja jap Nedimit por kujtova se ishte offside dhe ja dhash Mujës, S’deshti Zoti të bëhej gol, shpresoj ndeshjet e ardhshme të jemi me sy hapur” – tha ai.