Luigi Soreca ka nisur sot mandatin e tij të përkohshëm si i ngarkuari me punë në Delegacionin e Bashkimit Evropian në Shqipëri.
Në kuadër të kësaj, ambasadori ka takuar kryeministrin Rama.
Në njoftimin e takimit thuhet gjithashtu se Soreca konfirmoi mbështetjen e plotë të BE-së për Shqipërinë për të konsoliduar progresin e arritur deri tani, intensifikimin e mëtejshëm të procesit të reformave në muajt në vijim dhe thellimin e transformimit të vendit në rrugën e tij drejt Bashkimit Europian.
Gjithashtu u diskutua për përgatitjen e Samitit të ardhshëm të Procesit të Berlinit në Tiranë.