Inceneratori i Elbasanit dy vite rresht me humbje, pronësia nuk ka kaluar ende te bashkitë

0
150

Inceneratori i Elbasanit për trajtimin e mbetjeve urbane me djegie duhet të ishte transferuar 7 bashkive të Rajonit, ku aksioneri kryesor duhej të ishte bashkia Elbasan, por impianti nën sekuestro zyrtarisht është nën pronësisë e kompanisë “ALBTEK ENERGY” në pronësi 100 për qind të Stela Gugallja.Sipas kontratës kocensionare pas përfundimit të investimit, objekti do të kalonte në pronësi të bashkive, të cilat do të digjnin mbetjet pa paguar tarifa.

Në respektim të kontratës objekti duhej të kalonte në pronësi publike (bashkive) që në fund të vitit 2021 kur impianti zyrtarisht kishte përfunduar, por pronësia aktualisht është zotërim të plotë nga Stelja Gugallja një person që është vënë në kërkim nga organet e drejtësisë pas një procesi të gjatë hetimor që gjeti abuzime të rënda me fondet publike gjatë zbatimit të kontratës.

Sipas të dhënave nga bilanci në vitin 2022 të ardhurat e inceneratorit të Elbasanit që është aktualisht nuk është në punë ishin 41 milionë lekë (rreth 400 mijë euro). Aktiviteti i impiantit ishte me rreth 86 milionë lekë humbje ose rreth 800 mijë euro.

Bilanci financiar i objektit është për të dytin vit me radhë me humbje, më 2021 me rreth 317 mln lekë (3 milionë euro) humbje dhe më 2022 me rreth 800 mijë euro humbje.

Aktualisht impianti i djegies së mbetjeve në Elbasan drejtohet nga Arjan Baci, administratori i emëruar nga shteti pas vënies së masës së sekuestros nga organet hetimore. Zoti Baci i cili është administratori Shtetëror i Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara Arjan Baçi, është administrator edhe i inceneratorit të Tiranës.

Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK) është krijuar për administrimin e pasurive të konfiskuara është në varësi të Ministrisë së Brendshme.

“Nga momenti i marrjes në administrim të pasurive të sekuestruara sipas akteve ligjore, deri në përfundim të procesit të gjykimit (pasuria kalon në pronësi të shtetit), administratori duhet ta mire administroje pasurinë duke ruajtur vlerën e saj dhe kur është e mundur ta shtojë këtë vlerë” thuhet në një nga funksionet zyrtare të AAPSK, mirëpo zyrtarisht pronësia e impiantit të Elbasanit është 100% në duart e Gugalles.

Për të gjithë periudhën e koncesionit inceneratori i i Elbasanit është financuar me rreth 3,4 miliardë lekë. Megjithë abuzimet që ka gjetur SPAK në zbatimin e kontratës, më ë rëndësishmja mbetet në faktin se impianti nuk punon dhe mbetjet në Elbasan vijojnë të ndotin ambientin dhe të digjen në gjendje të lirë. MONITOR

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here