Ndryshimet në qeveri, Artan Fuga: Rama “krasiti” të gjitha degët e qeverisë që preken nga SPAK

0
124

Akademiku Artan Fuga, ka komentuar ndryshimet në qeveri, për të cilat tha se kryeministri Edi Rama mori masat duke “krasitur” të gjitha degët e qeverisë që preken nga SPAK.

Komentet Fuga i bëri në një intervistë në News 24, ku tha se kryeministri i paralajmëroi 2 muaj para këto ndryshime, me qëllimin që t’i nxirrte ministrat nga rutina e përditshme dhe ti jepte impulse të reja qeverisjes.

Sipas Fugës, Rama kërkon gjithashtu që me këto ndryshime të paraqesë një lloj shprese për karrierë dhe poste të reja, si dhe kërkon të japë përshtypjen e ndryshimeve të mëdha në qeverisje.

“Zoti kryeministër kërkonte disa objektiva. Në momentin që paralajmëron dy muaj para që do bëjë ndryshime jep adrenalinë te ministrat, druajtje, frikë ankthe dhe pra i nxjerr nga gjumi apo nga rutina e përditshme. Pra ju tregon se asnjë nga ju nuk është këtu që të mendojë se postin e ka deri sa të jetë mandati im. Pra ai jep njëlloj shprese për karrierë apo për poste të tjera.

Dhe tjetra ai arriti dhe dëshiron që të ekuilibrojë pak stanjacionin e postit të kryeministrit që ka vetë ai. Këtë lloj rutine që edhe njerëzit e dinë përpiqet ta ekuilibrojë me ndryshime të tjera që i paraqet si dramatike, por që nuk janë.

Pikërisht që të ekuilibrojë stanjacionin në postin e kryeministrit. Sigurisht ai mori të gjitha masat që të gjitha degët e qeverisë që sipas informacioneve të tij mund të preken nga hetime të SPAK ai t’i krasisë. Por që të hapi vend për të tjerë që çfarëdo hetimi të zgjerojë SPAK qeveria të mos preket nga hetime konkrete sepse sigurisht nuk do të donte që një kryeministër të shkojë në zyrat e SPAK dhe e gjithë media t’i turret qeverisë. Të gjitha këto ai përpiqet t’i inkuadrojë kur opozita ndodhet në krizën tjetër”, u shpreh Fuga.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here