Varferi dhe Lux/ Boeri dhe Bejleri 6.8 milion euro per godinen e DPSHTRR

0
350

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor nënshkroi me kompaninë Hastoçi kontratën për ndërtimin e selisë së re. Sipas kontratës, ndërtimi i godinës qendrore të DPSHTRR do të kushtojë 737.5 milionë lekë ose 6.8 milionë euro.

Tenderi për godinën e re të DPSHTRR është zhvilluar dy herë. Herën e parë gara u hap në nëntor të vitit të kaluar. Në të u paraqitën 7 oferta ku më e ulëta ishte ajo e bashkimit të kompanive Curri dhe Agri Construction me 700 milionë lekë. Por DPSHTRR vendosi t’i skualifikojë të gjitha ofertat.

Çështja u ankimua në Komisionin e Prokurimit Publik. Ky i fundit pasd një zvarritje disa mujore në shqyrtimin e ceshtjes, i gjeti pjesërisht të drejta ankesat e kompanive me ofertën më të ulët për skualifikim të padrejtë, por përmes një vendimi të çuditshëm urdhëroi DPSHTRR që ta anullojë tenderin dhe ta hapë sërish garën.

Në tenderin e dytë DPSHTRR shpalli fituese kompaninë Hastoçi me ofertë 737.5 milionë lekë.

Boeri dhe Bejleri

Godina e re e DPSHTRR është projektuar nga arkitekti italian Boeri në bashkëpunim me studion shqiptare Son Group e Erind Bejlerit. Këto dy kompani u përzgjodhën nga DPSHTRR përmes një procedure të kufizuar.

Erind Bejleri është denoncuar disa herë në media si një mik i afërt me drejtues të Bashkisë së Tiranës, por edhe me Endri Fugën, drejtorin e komunikimit në kryeministri. Për projektimin e godinës së re të DPSHTRR, Boeri dhe Son Group u paguan 12.5 milionë lekë.

Sipas projektit, ndërtesa e re zhvillohet në një truall me sip. 1,850 m2. Ajo do të ketë 5 kate mbi tokë dhe 2 nën tokë, me 39 vendparkime në garazh. Godina ka një sipërfaqe totale ndërtimi prej 6,105 metra katrorë  nga të cilat 3,995 m2 mbi tokë.

Objekti do të ketë një organizim me një atrium të gjelbëruar e sistem ajrimi klimatik, panele fotovoltaike në tarracë për maksimizim eficience energjetike dhe përbërje ekologjike.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here