Hetimi i SPAK për sterilizimin, ndër më të dobëtit”, Tomorri: Nuk ka akuzë për korrupsion, duhet treguar se ku shkuan këto para

0
234

Gazetari Klodian Tomorri, duke komentuar në emisionin “Të Paekspozuarit” hetimet e SPAK për koncesionin 100 milionë euro të sterilizimit, deklaroi se ky është ndër hetimet më të dobët që është bërë. Sipas Tomorrit SPAK duhet të tregonte se sa para më tepër kanë paguar shqiptarët, krahasuar me koston reale dhe ku shkuan këto para.Kryeministri thotë se sterilizmi është një nga punët më të mira që kam bërë, po të kthehesha mbrapa do ta bëja 100 herë, por dikush ka ngrënë dardha pas kurrizit tim. Këto të dyja nuk mund të qëndrojnë bashkë. Në një punë të mirë nuk teprojnë dardha për t’u ngrënë.

Hetimi që ka bërë SPAK për sterilizimin është një ndër më dobëtit që ka bërë. Nuk i kanë vënë emër. Nuk është korrupsion.

Hetimi duhet të merrte kostot që paguajmë ne për sterilizimin me një spital në Itali, Gjermani. Duhet të thoshte se çfarë është 40 përqindëshi i z. Rrapaj, rryshfet apo trafik influence? Rrapaj erdhi me duar në xhepa dhe ka 40 për qind të kompanisë.

SPAK ka thënë vetëm se Rrapj ka qenë shok klase me zv/ministrin e shëndetësisë, Rrjepaj dhe ka konflikt interesi.

SPAK duhet të thoshte sa para më tepër kanë paguar shqiptarët, sa më tepër se kosto reale dhe ku shkuan këto para”-deklaroi Tomorri

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here