Ditën e sotme këngëtarja shqiptare, Enca Haxhiaj u arrestua së bashku me partnerin e saj, pasi në banesë iu gjetën disa bimë kanabisi të mbjella nëpër vazo.
Për këtë ngjarje nuk ka munguar dhe opinioni i dhënë në një intervistë i gazetares Zhaklina Lekatari.
Ajo shprehet se i vjen keq që emri i Encës po lakohet pa e ditur nëse është fajtore apo jo. Sipas saj nuk mund të hidhet në furrën e druve dikush pa e ditur se si ndihet ajo apo familja e saj.
“Në një vend si Shqipëria që flietet për kultivimin e kanabist në masë, më vjen për të qeshur që personat që punojnë nëpër institucione, nuk fliten dhe lakohen, ndërkohë që Enca ndodhet në të gjitha media dhe lakohet nga të gjithë më vjen shumë keq. Unë si gazetare dhe si grua më vjen keq që edhe nëse ka gabuar apo jo, personat të hidhen në furrën e druve pa e ditur si ndihet ajo apo familjarët e saj. Më duket hakmarrje, ose xhelozi”, shprehet Zhaklina.