Prokuroria e Tiranës ka shpikur një politikë të re penale për fisin Rraja në Fushë-Krujë

0
140

Vendimi Rraja, Mafia urdhëron drejtësinë, ankohu po ta mbajti.

Prokuror i bie të jenë Rrajat si autorë dhunues.

Gjykatës na del Taulanti si ministër asgjësues dosjesh

Të pandehur mbeten viktimat e fisit Maja.

Regjia qeveritare, na sjell precedent të rrezikshëm. Nga sot kush ankohet mund të masaskrohet dhe pastaj po ia mbajti le të ankohet se shkopinjtë e bejsbollit mbërrijnë e kujdesen për ty.

Prokuroria e Tiranës ka shpikur një politikë të re penale për fisin Rraja në Fushë-Krujë.

Ajo ka lehtësuar rrethanat për të pandehurit, ka rikualifikuar veprën, duke i bërë autorët Prokurorë e gjykatës ndërsa viktimat statistikë.

Thyrje kockash e kafke nga 10 apo 15 autorë është plagë e lehtë, sepse babai deputet e ka lënë mandatin me pazar me Ramën dhe sekretet janë pengje reciproke. Një raport mjeko-ligjor partiak është barka justifikuese për marrëzinë ligjore.

Olsi Çela Prokuror i Përgjithshëm dhe Arenc Çela Prokuror i Tiranës, kanë marrë e zbatuar porosinë e Taulant ministrit dhe Ramë kryeministrit.

Ska shpjegim tjetër.

Madje Prokuroria e ka lënë në duart e viktimave nëse duan të ankohen për të hetuar ose jo më tej.

Njëlloj si te dosja e kokainës e “Xibrakës” ku ish- Prokurori çështjes, Olsi Çela, nuk ankimoi vendimin e gjykatës rrëzues të kërkesasve të tij, por la të pandehurit të ankohen për ulje të mëtejshne të dënimeve.

Po armët, pistoletën drejtuar në kokë viktimave të shtrira përtokë nuk i pa prokurori?

A është kjo vrasje e mbetur në tentativë?!

A ka armëmbajtje pa leje?

Ky është mosveprim nga prokurorë e gjykatës dhe këtë nuk ka vetting ta kapërcejë. Kjo është vepër e rëndë penale.

Inspektori i Drejtësisë ka punë për të reaguar me emërgjencë për vendim hapur të padrejtë.

Miku im mjek më thotë:

Goditjet në kokë, kudo në botë  klasifikohen plagosje e rëndë.

Nuk ka ekspertizë me goditje në kokë të klasifikohet  plagosje e lehte.

Edhe thyerjet e kockave të gjymtyrëve klasifikohen  plagosje e rëndë, jo më të kokës.

Por shembja dhe kontrolli kriminal i drejtësisë sjell këtë vendimarrje ashtu si ua do mideja Rrajave.

Ky vendim ishte njoftim se Mafia vendos ushtarët e blerë e të kapur të drejtësisë binden..

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here