Flet babai i 2-vjeçarit që ndërroi jetë në çerdhe: Ditën që e çuam, ishte shëndoshë e mirë. Nuk kishte probleme me zemrën

0
160

Babi i 2-vjeçarit, i cili humbi jetën dy ditë më parë (11 shtator) pasi shfaqi probleme shëndetësore në çerdhe, ka rrëfyer detaje se si mori vesh vdekjen e të birit. Renato Hoti, në emisionin “Me zemër të Hapur” të moderatores Evis Ahmeti, pohoi se ditën që kishte dërguar fëmijën për në çerdhe, ishte aktiv dhe në gjendje të mirë shëndetësore.

Ai tregoi se ishte në punë kur e telefonoi drejtoresha e çerdhes në Burrel e cila i njoftoi se i mituri ishte dërguar me urgjencë në spital.

Babai i 2-vjeçarit rrëfeu se kur shkoi atje e gjeti të birin pa shenja jete.

“Unë isha tek puna, na mori në telefon drejtoresha e çerdhes dhe më tha se e kemi nis djalin tuaj urgjencë në spital. U habita se 5 minuta më parë kishte folur bashkëshortja dhe i kishin thënë se ishte në gjumë, është shumë mirë, kur shkova tek spitali e gjeta pa jetë. Edukatorja po mundohej të më shpjegonte por s’isha në gjendje. Ajo më tha e kam mbajtur në krah.

Pati pak shqetësim, 3-4 ditë dhe i doli dhëmballa, dhe u qetësua, filloi të hante, ishte prapë aktiv. Dhe ditën që e çuam, ishte shëndoshë e mirë. Vetë nusja e nisi tek çerdhja, rreth orës 8 e pak. Ndërsa ngjarja ka ndodhur rreth orës 11.30.

Drejtoresha nuk ishte tek spitali, vetëm dy edukatoret, ato po mundoheshin të ma shpjegon u zgjua nga gjumi duke vjellë.”

I pyetur se nëse dyshon se ngjarja mund të ketë ndodhur si rezultat i pakujdesisë së stafit të çerdhes, Reanto Hoti deklaroi: “Kush nuk të bën gjë tek fëmija. Për pakudjesi, nuk ma do mendja. Me vrimë në zemër se kush portal e ka nxjerrë, i kam bërë analizat disa herë në Tiranë. Çuni ka qenë 2 vjeç edhe me vrimë në zemër nuk ka qenë.

Para se ta zinte gjumi edukatoret i kanë thënë se është shumë aktiv. Komunikimi i fundit ka qenë rreth 10 minuta para ngjarjes. Mjeku tha më ka ardhur pa jetë fëmija. Ndonjëherë, ndoshta edhe ndihma e parë nuk shërben.

Unë sa kam shkuar,e kam prekur tek këmbët, nuk reagonte, edhe mjeku ma bëri me shenjë më tha ‘nuk kam çfarë të bëj’.”

Gjatë intervistës, babai, tregoi se në fakt 2 vjeçari kishte ardhur në jetë si rezultat i një lindjeje të parakohshme dhe për pak kohë ka qëndruar në inkubator.

“Ky fëmijë ka lindur i parakohshëm, ka ndenjur në inkubator, rezultoi kaloi”, tha ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here