Deputetët e opozitës, mbështetës së Sali Berishës dhe Gazment Bardhit po zhvillojnë sot takimin e dytë mes tyre në Kryesinë e Kuvendit.
Në takimin me dyer të mbyllura, mësohet se do të diskutohet për qëndrimin që do të kenë këta deputetë, ditën e nesërme në seancën parlamentare.
Gjithashtu mësohet se deputetët do të diskutojnë edhe për kërkesat që ata do të bëjnë për ngritjen e Komisioneve Hetimore Parlamentare.
Pjesë e takimit janë edhe Berisha me Bardhin, por edhe aleatët e PD që doli nga zgjedhjet e 25 prillit.
Ky është takimi i dytë i cili u paralajmërua në takimin e një jave më parë, ku morën pjesë 43 deputetë të PD.