Gjuha skandaloze e avokatit Visha në emision, avokati Goxhaj: Do i drejtohem Dhomës së Avokatisë që t’ja heqin licencën

0
3023
Njoftim Publik
Unë nesër do ti drejtohem Dhomës së Avokatisë Tiranë për proçedim për heqjen e liçensës së Avokatit Saimir Visha sepse ky njeri turpëron çdo avokat në Republikën e Shqipërisë me atë ç’ka ka bërë dje në cilësinë e Avokatit, live në EuroNews, përballë viktimës së dhunës shatazarake të njerëzve të regjimit kriminal sorosian që po shpopullon Shqipërinë!
Ky avokat i regjimit antishqiptar dhe Reformës Soros në Drejtësi, ishtitullar i lartë i qeverisjes gjyqësore që prodhoi kjo Reformë, tregon se çfarë standardesh po aplikohen në Shqipëri për të rrënuar dhe zhbërë dhe gurin e fundit të drejtësisë!
Arroganca e hapur e shantazhimit, kërcënimit, denigrimit, por edhe përpjekjes së hapur për mbyllje çështje dhe ndikimit të drejtpërdrejtë live, faqe gjithë miletit, është e paimagjinueshme të ndodhi në 2023!
Edhe ai edhe ne s’mund të jemi njësoj avokatë! Ai ka turpëruar çdo liçensë avokati në Republikën e Shqipërisë!
I bëj thirrje çdo avokati që ka respekt për profesionin dhe dinjitetin e tij të më bashkohet!
Nesër do të publikoj Kërkesën dhe ftoj këdo avokat dhe avokate me dinjitet dhe kurajo të më bashkohet!
Dhoma e Avokatisë Tiranë
Nr Liçensës 3596

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here