Elbasani sot humbi një prej figura emblematike të Estradës së Elbasanit, Ilmi Belshakun.
Ilmiu i dhuroi për më shumë se 50 vite skenës së Teatrit “Skampa” shumë e shumë shfaqje e role nga krijimtaria e tij të cilat u mirpritën nga publiku elbasanas.
Ilmiu do të kujtohet gjithmonë si një prej themeluesve së trupës së Estradës Profesioniste të Elbasanit që me humorin e tij të hollë ndërthurte satirën me kritikën dhe në kohë kur këto ishin të ndaluara.