Nesër Tirana do të presë Ministerialin e Ministrave të Brendshëm, në kuadër të Procesit të Berlinit. Gjatë këtij Ministeriali, ministri i Brendshëm, Taulant Balla do të presë Ministrat e Brendshëm dhe krerët e delegacioneve nga 26 vende të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.
Takimi pritet të zhvillohet pranë ambienteve të Pallatit të Kongreseve.
Gjatë kësaj mbledhjeje të përbashkët thuhet se do të diskutohet për menaxhimin e Integruar të kufijve, bashkëpunimi Rajonal në luftën kundër krimit të organizuar, si dhe partneritetin për krimin kibernetik në Ballkanin Perëndimor.