Arrestohet në Dubai Amant Josifi, ish-këshilltari i Olta Xhaçkës

0
459

Amant Josifi, ish-këshilltari i Olta Xhaçkës është arrestuar në Dubai, raporton News24. Josifi ishte në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet spanjolle për mashtrim me anë të Call Centerave.

Kujtojmë se më 8 dhe 9 nëntor 2022, në bashkëpunim me Eurojust dhe Europol, Struktura e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit bastisi 6 qendra thirrjesh telefonike në Shqipëri të lidhura me “Milton Group” dhe arrestoi 4 të dyshuar.

Ndërkohë, nga hetimet rezultoi se këto qendra janë në pronësi të tre kompanive të lidhura me biznesmenin Amant Josifi, një ish-këshilltar politik i ish-ministres së Jashtme, Olta Xhaçka gjatë kohë që ajo drejtonte Ministrinë e Mbrojtjes.

Biznesmeni ka qene pjesë e një skeme që ka shkaktuar një dëm qytetarëve prej 2.4 miliardë euro, me qindra mijëra ‘viktima’ në mbarë botën.

Ai u shpall në kërkim në kuadër të një hetimi të shtirë në disa vende të Europës, përfshirë Shqipërinë, Gjeorgjinë, Maqedoninë e Veriut, Bullgarinë dhe Ukrainë.

Mes klientëve që janë mashtruar është edhe një grua 80-vjeçare e cila ka humbur më shumë se 837,000 dollarë (800,000 €) duke investuar në kriptovaluta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here