Bylykbashi: Kreu i ‘Kushtetueses’ merr rrogë sa 100 pensione minimale

0
133

Projektligji që ka sjellë qeveria për rritjen e pagave të anëtarëve dhe kryetarit të Gjykatës Kushtetuese i çon rrogat e tyre nga 6.4 milionë lekë dhe 7.5 milionë lekë në muaj.

Deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi u shpreh se argumenti i qeverisë është që me rritjen e pagave, Gjykata Kushtetuese bëhet më e pavarur, por sipas tij kjo është më shumë një çështje dinjiteti.

“Kryetari i Gjykatës Kushtetuese duhet ta ketë 20% më shumë rrogë se anëtarët, pra 7 milionë lekë në muaj. Merr sa 100 pensionistë me pension minimal.

Debati i dinjitetit është i rëndësishëm. Gjyqtari i Kushtetueses duhet të jetë po aq dinjitoz sa gjyqtari i Gjykatës së Lartë që merr sa gjysma e atij të Kushtetueses.

Kurse pensionisti që me pension minimal merr sa 1/100 e gjyqtarit, thotë “po dinjiteti im ku është?”. Nëse ia rrisim shërbëtorëve publikë rrogën, pse nuk ua rrisim pensionistëve”, tha Bylykbashi.

“Propozimin që ka sjellë Gjykata Kushtetuese, e sjell këtu përmes qeverisë. Duhen 84 vota për miratimin, të shohim nëse i bën dot. Gjykata Kushtetuese i është vetëofruar qeverisë. Nuk është çështje e pavarësisë së gjykatës, por është çështje dinjiteti”. 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here