Nga Gëzim Saliu
Ka vite që në PS ka humbur zëri kritik. Madje çdo vendim që ka ardhur nga qeveria është pritur kokëulur nga grupi parlamentar. Kujtoni mandatin e parë të qeversië Rama, ku në Komisionet parlamentare janë kthyer shumë ligje për rishikim edhe me votat e socialistëve. Por pas çimentimit të mandatit me zgjedhjet e 2017-ës dhe rikonfirmimit të 2021-it, Rqama u kthye në ‘sulltan’ si ne qeveri ashtu edhe në parti. Humbi ose u përjashtua çdo zë kritik, të tjerë detyruan të heshtin për të ruajtur pozitat.
Por me sa duket, në PS kanë nisur të hedhë ‘krye’ një grupim i cili ndoshta me mbështetjen në prapaskenë të kryebashkiakut Veliaj, që synon mandatin e kryetarit të PS-së pas 4 vitesh, po shtron rrugën e përmbysjes së Ramës.
Kjo vërehet edhe së fundmi, ku Partia Socialiste kërkoi shtyrjen për në seancën e radhës të projektligjit për rritjen e pagës së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Sipas burimeve, numrat e pamjaftueshëm në sallë, si nga ana e mazhorancës, ashtu edhe nga demokratët për të bërë 84 vota, detyroi Partinë Socialiste që të kërkonin shtyrjen e p/ligjit për rritjen e pagave të anëtarëve të kushtetueses në seancën e javës së ardhshme.
Rritja e pagave për trupën e gjykatës kushtetuese u kritikua pak ditë më parë edhe nga socialisti Fatmir Xhafaj, i cili gjatë diskutimit në komision të draftit, pohoi se një pjesë e këtyre gjyqtarëve nuk meritonin respekt, pasi sipas tij vuanin nga mungesa e dijes dhe dinjitetit. Xhafa njihet si nhjë ndër njerëzit në PS që mbështet hapur Erion Veliajn, ndërsa klani i ‘Mjaft-it’ bën punën e vet në parti prej vitesh tashmë
Se çfarë do ndodhë në vijim mbetet për t’u parë, por dukshëm në PS janë rikthyer ‘plangprishësit’, ndërsa Rama do duhet të bëjë mirë llogaritë brenda radhëve, pasi qetësisë së këtyre viteve po i vjen fundi. Koha e furtunës në PS do jetë e pashmangshme.