U lirua pasi iu gjetën 5 vazo me kanabis në ballkon/Avokatët e Encës: I mbolli për kuriozitet

0
230

Gjykata e Tiranës liron nga paraburgimi Ruensa Haxhine, Encën. Këngëtarja Enca u arrestua pasi kishte mbjell kanabis në oborrin e banesës së saj në Lundër.

BW raporton se togat e zeza kanë caktuar ndaj këngëtares masën ‘detyrim paraqitje’.

Avokatët kanë pretenduar se kontrolli i banesës së këngëtares ishte i paligjshëm, sakaq, sipas mbrojtësve, 5 rrënjët e kanabisit i ka mbjellë për kuriozitet. Ndërkohë prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë “arrest në burg”.

Ruensa Haxhia ka pranuar para policisë gjatë momentit të arrestimit, së kanabisin e mbjellë në vazo në ballkonin e banesës i kishte për përdorim vetjak.

 

 

Enca ka qenë bashkë me të dashurin kur u arrestua, ndërkohë që këngëtarja pranoi se ishte përdoruese e hashashit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here