Debat në Këshillin Bashkiak/ Blushi e Braimllari-Veliajt: Erion Qelia, miliona euro për inceneratorin inekzistent. Sot duhet të ishe i pandehur para drejtësisë !

0
274

Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak të Tiranës nuk kanë munguar debatet mes këshilltarëve të  opozitës dhe  kryebashkiakut Erion Veliaj, ku ky i fundit kërkon ti japë 5. 7 milionë euro të tjera shtesë Inceneratorit të Tiranës i cili ndodhet nën sekuestro. Ishte sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi  ai i cili tha se Veliaj duhet të ishte i pandehur para ligjit për të gjitha shkeljet që ka bërë.

Pjesë nga debati:

*Erion Qelia* ti sot i sjell Keshillit Bashkiak per miratim propozimin per shtese fondesh per inceneratorin inekzistent dhe nen sekuestro te Tiranes. Ne vend te ishe sot i pandehur para drejtesise vjen ben monologje para Keshillit. Je keqberesi me i madh i kryeqytetit dhe abuzuesi me i madh i taksave te qytetareve. Per mega-aferen e inceneratorit duhet te ishe marre i pandehur. Ti sot quhesh *Erion Qelia.*

*Erion Qelia* flet per humanizmin nderkohe qe refuzon ne shkelje te ligjit dhe rregullores se Keshillit kerkesen per lejimin ne mbledhje te Kryetarit te Shoqates se Para dhe Tetraplegjikeve. Erion Qelia nga frika e perballjes me qytetaret dhe me transparencen e ka mbushur sallen me badigardet e tij dhe nuk lejon invalidet ne karrocr dhe gazetaret qe presin jashte dyerve te bashkise.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here