Ashtu sikurse ishte parashikuar, ministri i Mbrojtjes së Qytetarit të Greqisë, Yannis Oikonomou, ka mbërritur sot rreth orës 10:30 në burgun e Durrësit për të vizituar Fredi Belerin.
Oikonomou mbërriti një ditë më parë, në Tiranë për Ministerialin e Ministrave të Brendshëm, në kuadër të Procesit të Berlinit.
Arrestimi i Fredi Belerit më 12 maj me akuzën e korrupsionit në zgjedhje dhe mbajtja e tij në paraburgim ka sjellë përplasje diplomatike në marrëdhëniet mes Tiranës dhe Athinës.
Fituesi i zgjedhjeve për Bashkinë e Himarës ka bërë 2 kërkesa për leje të veçantë që t’i mundësohet betimi si kryebashkiak, por burgjet e kanë refuzuar.