Pamjet apokaliptike në Libi, trupat e viktimave dolën deri 100 km larg

Këto pamje tregojnë pasojat e përmbytjeve apokaliptike në Libi.

Video është realizuar në qytetin Derna dhe tregon se si uji merr përpara gjithçka, si një cunami i vërtetë. Shpërthimi i digave përkeqësoi ndjeshëm përmbytjet tragjike.

Sipas BBC, trupat e viktimave në Derna kanë nisur të shfaqen edhe 100 kilometra larg.

Mijëra njerëz kanë vdekur gjatë këtyre përmbytjeve. Numri ende nuk është i saktë, por mund të arrijë deri në 20 mijë.

Shumica e vdekjeve mund të ishin shmangur nëse do kishte pasur një sistem më të mirë paralajmërimi dhe evakuimi.

 

Skuadrat e shpëtimit po luftojnë me kohën për të ndihmuar të mbijetuarit, ndërkohë që nxirret çdo ditë qindra trupa të pajetë.

 

https://rumble.com/v3htzza-september-15-2023.html

 

 

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko