Këshilltari u Partisë së Lirisë, Tedi Blushi denoncon me dokumente kryebashkiakun Erion Veliaj se po i jep 600 mln lekë shtesë inceneratorit të Tiranës.
Në një postim në Facebook, ai shkruan se ky akt vjen ndonëse inceneratori është inekzistent dhe nën sekuestro nga SPAK.
“Erion Qelia i jep 600 milionë lekë shtesë inceneratorit inekzistent dhe nën sekuestro nga SPAK të Tiranës! (Dokumentat)
Me këtë akt skandaloz, Erion Qelia, që duhet të ishte marrë prej kohësh i pandehur për mega-aferën e inceneratorit, i ka propozuar sot Këshillit Bashkiak të Tiranës miratimin e një fondi shtesë me qëllim vazhdimin e vjedhjes.
VOTA IME DO TË JETË KUNDËR sepse nga këto 600 milion lekë, Erion Qelia i ka marrë 420 milionë lekë nga zëri i arsimit të fëmijëve të Tiranës dhe 180 milionë lekë i ka hequr nga fondi i emergjencës.
VOTA IME DO TË JETË KUNDËR sepse taksat e qytetarëve të Tiranës nuk mund të vazhdojnë të vidhen me vendim të Këshillit Bashkiak për llogari të mafies së inceneratorëve!
VOTA IME DO TË JETË KUNDËR sepse në vend të merrej me urgjencë i pandehur dhe të dilte para drejtësisë, Erion Qelia me ndihmën e “rilindasve” në Këshillin Bashkiak vazhdon të abuzojë me taksat e qytetarëve të Tiranës!
Kjo histori kriminale, që i bën karshillëk hetimeve të SPAK, duhet të marrë fund!”, shkruan Blushi.