Vrasja e 39 vjeçarit shqiptar në Greqi, babai i 3 fëmijëve u vra për një vend parkingu

0
125

Një 39-vjeçar shqiptar u vra nga mesditën e kësaj të premteje në Pire të Greqisë. Ngjarja e rëndë ndodhi në mesditë. Viktima, u qëllua me pushkë nga një 68-vjeçar grek. Sipas asaj që shkruan Protothema, banorë të shumtë dëshmuan ngjarjen tragjike. Shqiptari ishte baba i 3 fëmijëve dhe punonte në një parking, aty dhe ku ndodhi ngjarja tragjike.

“Mbarova punë me ty”, mësohet se bërtiti 68-vjeçari pasi e qëlloi dhe vrau shqiptarin.

Dëshmitarë të ngjarjes, thanë se autori vuan nga probleme të shëndetit mendor. Ata treguan se përpara se ta qëllonte për vdekje shqiptarin, palët ishin përfshirë në një zënkë. Shkak dyshohet se u bë fakti se autori kërkonte një vend të mirë në parking. Pas sherrit, autori shkoi lart në apartamentin e tij, mori pushkën dhe u kthye te parkingu duke e qëlluar 39-vjeçarin me gjakftohtësi.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here