Megaoperacioni ‘Tempulli”/ Gazetari zbulon detaje: Ja prej sa muajsh zgjasnin përgjimet dhe hetimet

0
126

Gazetari Artan Hoxha ka dhënë detaje në lidhje me megaoperacionin e koduar “Tempulli” ku në pranga ranë 233 persona në të gjithë vendin ndërsa u goditën 23 grupe kriminale. Ai theksoi se hetimet nuk kanë nisur prej 8 muajsh por më përpara.

Sipas tij pas operacionit, dje dhe sot ka pasur probleme me shpërndarjen e lëndës narkotike ndërsa shtoi se ka ndryshuar dhe çmimi.

“Krijimi sidomos trafiku i narkotikëve ka një hierarki të vetme. Këto grupe nuk janë zbuluar brenda një ditë. Unë e di shumë se mirë se këto grupe personash i kanë pasur në arkivat e tyre  shumë kohë më para. Herë I kanë pasur për vëzhgim për shpërndarje, herë i kanë pasur në vëzhgim që nëpërmjet tyre mund të shkojnë të furnizuesit. Dje ka pasur problem në rrjetin e shpërndarjes së lëndës narkotike. Nisur nga operacioni janë strukur ata që bënin furnizimin të përdoruesit. Ka pasur ndryshim dhe në çmim”, -tha Hoxha për euronews.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here