Gazetarja vlerësohet me çmim nga OSBE për investigimin që zbardhi mashtrimet e Veliajt me gjelbërimin e Tiranës

0
696

Gazetarja e Citizens Channel, Arbjona Çibuku u vlerësua me çmim në konkursin për Verifikimin e Fakteve 2023, i organizuar nga Prezenca e OSBE në Shqipëri, gjatë forumit të radhës për Zhvillimin e Medias. Artikulli i vlerësuar me çmim titullohet: “Pylli Orbital i Tiranës është 200 vite larg” dhe nxjerr mashtrimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erjon Veliaj.

Pasi ka ndjekur në vazhdimësi ecurinë e punës për krijimin e pyllit orbital, gazetarja shkruan se Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit (APR) në katër vite kishte mbjellë në total 58,000 pemë, pra një mesatare prej 1,208 pemësh në muaj.

Muajt e fundit (shkrimi është botuar në Prill të vitit 2023) ritmet kanë rënë dhe Agjencia ka mbjellë 2,987 pemë dhe shkurre.

“Nëse do të marrim në konsideratë ritmin e gjashtë viteve të fundit (rreth 10,000 pemë në vit), Bashkisë Tiranë do i duheshin 200 vjet për të mbjellë dy milion pemët e premtuara në pyllin orbital” shkruan gazetarja, duke nxjerr bllof Bashkinë e Tiranës.

Për sa i përket një milion pemëve që thotë se ka mbjellë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Citizen Channel thotë se “një milionë pemët nuk i përkasin as Pyllit Orbital e as dy Unazave të Gjelbra”, ndaj “ato duhet të jenë mbjellë në zonat urbane të qytetit”. 

Gjithsesi nga një krahasim mes hartave reale dhe projekteve në 3D të bashkisë, shkrimi tregon se projektet që reklamon Veliaj për gjelbërimin janë vetëm propagandë.

“Një sutdim i Co-Plan në 2021 tregoi se humbja e sipërfaqeve natyrore brenda Unazës së Madhe të Tiranës shkonte në 526,000 m2.

Hapësira e gjelbër ndër të tjera është hequr edhe me ligj. Në Planin e Përgjithshëm Vendor TR 2030, termi sipërfaqe e gjelbër nuk ekziston, aty përcaktohet vetëm hapësira publike” shkruan Çibuku.

Shkrimi i vlerësuar nga OSBE është një tjetër një sinjalizim për mashtrimet e Veliajt në lidhje me projektet e gjelbërimit në kryeqytet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here