“Shqipëria bëhet”/ Lapaj prezanton lëvizjen politike: Duhet reagim, organizim dhe qëndrueshmëri

0
166

Kryetari i lëvizjes politike “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj ka dhënë mesazhin e tij në prezantimin e kësaj nisme. Sipas tij, Shqipëria bëhet vetëm duke u bashkuar, ndërsa theksoi se askush nuk duhet të presë të dërguarin e Zotit për të shpëtuar jetët e shqiptarëve.

Lapaj po ashtu theksoi se duhet bashkim për demokratizimin e vendit, reagim dhe qëndrueshmëri.

 

 

“Ne sot nisim këtë rrugëtim të ri, me këtë lëvizje qytetare, për të nxitur organizimin qytetar për ndryshim, por askush nga ne nuk ka fuqi të mbinatyrshme, fuqia është tek ju, tek qytetarët e Shqipërisë në çdo familje në çdo fshat, në çdo qytet në dhe cdo komunitet ku jetojnë shqiptaret.

Nëse bashkohemi dhe kërkojmë demokratizimin e vendit ne po mund ti’a dalim. Askush të mos presë të dërguarin e zotit për të shpëtuar jetët tona. Duhet reagim, organizim dhe qëndrueshmëri.

Gjithkush të angazhohet për të  kërkuar ndryshimin.

Rrugëtimi jonë nga data 23 shtator kalon nga Mirdita.  Do të rrugëtojë si një dallëndyshe e pranverës shqiptare në çdo qytet të republikë në çdo vend ku diaspora është e përqendruar dhe me besimin e plotë se bashkimi i të gjithëve të krijojë mundësinë që mos ketë mundësinë që ikin me gomone nga ky vend”, tha Lapaj.

Lapaj u shpreh se ky është një nga vendimet më të vështira që i është dashur për të marrë.

“Mund të kisha zgjedhure divanet e Tiranës, ose kolltukët e Dhërmiut, por zgjodha rrugën e drejtë sepse unë mendoj fort se të rinjtë e këtij vendi meritojnë një të ardhme më të mirë”, u shpreh kryetari i lëvizjes “Shqipëria bëhet”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here