Policia e Kosovës ka ndaluar dy shtetas nga Serbia të cilët dyshohet se janë futur ilegalisht në territorin kosovar. Sipas policisë dy shtetasit serb ndodheshin në një automjet me targa të Serbisë i cili i ndalua për kontroll në fshatin Uglar.
Dy shtetasit serb dyshohet se janë futur në Kosovë duke iu shmangur pikave të kontrolleve në kufi.
Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, i cili ka rekomanduar që ndaj të dyshuarve të procedohet sipas ligjit.