Deputeti demokrat Luan Baçi ka folur për zgjedhjet e pjesshme në Kukës që pritet të mbahen këtë të diel.
Nga studio e MCN Live, ai deklaroi se Kukësi duhet fituar nga opozita dhe se gjithë administrata e bashkisë ka filluar të lëvizë në të gjitha familjet, nga ato me ndihmë ekonomike, pensionistët dhe për këto manipulime shtoi se opozita nuk ka çfarë të bëjë.
“Këta zotërinj janë organizatorët e zgjedhjeve dhe mënyra si i organizojnë, vazhdojnë me manipulimet. Kemi këtë qeveri që kishim në zgjedhjet e 14 majit, madje më e motivuar për të mbuluar skandalin e Kukësit dhe synon ta rimarrë.
PD është e unifikuar në Kukës, nuk ka degë të Lulzim Bashës. Ka disa ish-drejtues të degës, siç ka në të gjitha degët dhe rrethet që janë në pakicë dhe reflektimi i tyre duket në këto situata. Jam i bindur në fitoren e Emri Vatës në Kukës”, tha Baçi.