Ky është momenti kur Klered Bozhani, është arrestuar nga policia dhe shtë dërguar për në Komisariat.
Bozhani, i cili plagosi efektivin e “Shqiponjave”, u kap 24 orë pas krimit pranë banesës së tij.
Ai shfaqet në video me shapka me gisht dhe pantallona të shkurtra, një veshje shtëpie, teksa shoqërohet nga policia.
Gjatë momentit të arrestimit 42-vjeçarit iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit pistoletë, e përdorur gjatë krimit.