New York Times: McGonigal krijoi një hetim nga FBI për një rival të Edi Ramës

Ish-zyrtari i lartë i FBI-së, Charles McGonigal u deklarua fajtor nga Gjykata Federale në Uashington për dosjen shqiptare, në të cilën thuhet se ka marrë 225 mijë dollarë nga ish-agjenti i inteligjencës, Agron Neza.

New York Times shkruan se McGonigal pranoi se kishte pranuar 225,000 dollarë këste cash nga Neza dhe se kishte udhëtuar në Shqipëri me të dhe kishte ndihmuar në dhënien e një licence për shpime nafte për një kompani të lidhur me ish-agjentin e inteligjencës.

McGonigal i kërkoi paratë si hua nga Neza, ndërsa diskutuan një sipërmarrje të mundshme biznesi, duke përfshirë formimin e kompanisë konsulente, së cilës ai iu referua në gjykatë, por nuk kishte kushte për kredinë dhe nuk u pagua kurrë.

“Ai përdori pozicionin e tij në përpjekje për të gjeneruar një pagesë prej 500,000 dollarësh për z. Neza nga një kompani farmaceutike e Evropës Lindore. Dhe ai krijoi një hetim të FBI-së për një lobist amerikan që punonte për një rival politik të kryeministrit shqiptar, Edi Rama, me të cilin zoti McGonigal kishte krijuar një miqësi. Hetimi nuk rezultoi me akuza”, thuhet në artikull.

Prokurorët e Uashingtonit ranë dakord të heqin tetë nga nëntë akuzat e ngritura fillimisht kundër tij në kohën e dënimit, shumica e të cilave kishin një dënim maksimal prej 20 vitesh burg

New York Times: McGonigal krijoi një hetim nga FBI për një rival të Edi Ramës

30 shqiptarë garojnë në zgjedhjet e tetorit

New York Times: McGonigal krijoi një hetim nga FBI për një rival të Edi Ramës

Zjarr në plantacionin me ullinj në Berat,

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko