Publikimet e PPP-ve/ PD: Pse qeveria vazhdon me koncensionet dhe nuk mbajnë përgjegjësi për shkeljet?

0
114

Partia Demokratike denoncon se janë evidentuar mbi 14 shkelje të rënda në koncesione apo PPP-të e lidhura gjatë periudhës 2014 -2022.

Zëdhënësja për anti korrupsionin Genta Vangjeli deklaron nga selia blu se këto shkelje kanë të bëjnë me devijimet që lidhen me miratimin e koncesioneve, mungesa e argumentimit se pse zgjidhet alternativa PPP përkundrejt prokurimit etj.

Ajo ngre pyetjen se pse administrata dhe qeveria vazhdojnë me koncensionet dhe nuk mbajnë përgjegjësi për shkeljet?

Deklarata e plotë:

Referuar publikimeve zyrtare të Agjencisë të Trajtimit të Koncesioneve, gjatë periudhës 2014 -2022, janë lidhur (19) kontrata në fushën e transportit, (49) në fushën e energjisë dhe gazit, (1) kontratë në fushën e mjedisit, (2) kontrata për zhvillimit urban, (4) kontrata në fushën e shëndetësisë, dhe (4) kontrata për kontrollin fiskal.

Përse gjithë këto koncesione apo PPP kur, nga auditimi i procesit të miratimit/refuzimit të projekteve koncesionare të përzgjedhura nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, në raportet e auditimit 2019 dhe 2023 janë evidentuar mbi 14 shkelje të rënda, që nga:
devijimet që lidhen me miratimin e koncesioneve,
mungesa e argumentimit se pse zgjidhet alternativa PPP përkundrejt prokurimit,
gabime në analizë,
fakti se sektori publik mbart risqe të konsiderueshme me efekt të drejtpërdrejtë;
Struktura e financimit paraqitet jo e qëndrueshme;
paraqiten gabime në vlerat e pretenduara për tu investuar,
apo më klasikja, projekte koncesionare, si rruga Milot –Balldren, që përfshin kryerjen e investimit për rrugë të tipit “A”, ndërkohë që të dhënat mbi qarkullimin e mjeteve dhe standardet e projektimit kërkojnë kryerjen e një investimit në një rrugë të tipit “C2”.

Këto janë vetëm një pjesë e shkeljeve të cilat mund të ishin përmirësuar ndër vite, duke qenë se kemi të bëjmë me një përvojë 8 vjecare.
Duke qenë se përvoja është akumuluar, cfarë e ka shtyrë administratën dhe qeverinë të vazhdojnë me një lumë koncesionesh dhe të mos reflektojnë gabime apo shkelje të bëra më parë?
Përgjigja është e qartë: vjedhja, korrupsioni, vjedhja, korrupsioni. Qoka për njerëzit e partisë dhe patronazhistët e mëdhenj me qëllim për t’ja marrë shtetit dhe dhënë partisë; babëzia që ka pasuruar një grusht njerëzish në qeveri, që kanë vila në mal, det, Tiranë dhe në disa vende të huaja.
Pa harruar këtu oligarkët vendas dhe të huaj, të preferuarit e pushteit, sic është rasti i kontratës konçesionare për ndërtimin e hidrocentraleve mbi lumin Shushicë, ku Koncesionari Shushica Hydropoëer ka në përbërje shoqërinë në të cilën ortak ështe edhe Oleg Deripaska, oligarku për të cilin miku i Edi Ramës, McGonigal, ka pranuar fajësinë.

Kemi edhe rastin e Erjon Kërit (djali i Pilos) ish-kandidat i PS për qarkun Berat, ortak me 50% në kompaninë “ARKONSTUDIO”, që përvec gllabërimit të prokurimeve për rindërtimin në Durrës, përfiton dhe koncesione si kontrata e PPP për projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e “Portit të Integruar” në Vlorë, me propozim të pakerkuar, miratuar nga Autoriteti Kontraktues.

Apo për ndrikullën e PS, Vilma Nushi, në koncesionin “për paketën e shërbimeve të kontrollit mjekësor bazë për grupmoshat 40-65 vjeç”…
Apo si rastet e 3 kontratave të inceneratorëve të Tiranë, Fierit dhe Elbasanit…
Përse gjithë këto procedura PPP ndërsa Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) vlerëson:
“Projektet e keq-hartuara të Partneriteteve Publike-Private (PPP) për investime në infrastrukturë mund të pengojnë efikasitetin e investimeve publike dhe të bëhen shkak për të krijuar detyrime të mëdha, të cilat mund të dëmtojnë qëndrueshmërinë e borxhit……”

Si do menaxhohet mbikqyrja dhe zbatimi i gjithë këtyre kontratave?

Kush mban përgjegjësi në rast se koncesionari padit në gjykata Autoritetet Kontraktore për moszbatim detyrimesh kontraktuale që mund ti kene sjellin pasoja negative financiare dhe fitim të munguar? Kush do ti paguajë këta të supozuar paditës në rast se kanë në favor të tyre vendime gjyqësore të formës së prerë?

Ashtu si në rastin e Beketit e disa të tjerëve, kush tjetër veç qytetarëve!

Top of Form

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here