Sali Berisha ka reaguar sërish në lidhje me dosjen McGonigal-Rama.
‘Në aktpadinë e Prokurorisë Amerikane, Edi Rama si kryeministër i Shqipërisë i lidhur me veprimtarinë e McGonigal, përmendej në dosjen e Ëashingtonit 14 herë, mbasi ai me vendim të një Jurie të Madhe ishte vëzhguar për vite të tëra në të gjitha llojet e komunikimeve të tij. Ndërsa në marrëveshjen që ka firmosur vetë i pandehuri McGonigal, Rama përmendet 11 herë të tjera. Pra marrëveshja e negociuar, jo vetëm nuk ka kursyer sado pak Ramën si bashkëfajtor me McGonigal, por e ka ekspozuar atë para publikut amerikan, shqiptar dhe botëror’, shkruan kryetari i PD-së, Sali Berisha.
Të dashur miq, data 23 shtator e vitit 2023 do të gdhendet në analet e krimit të SHBA, Shqipërisë dhe botës, me gërma të zeza. Kjo sepse, kjo është e para dosje krimi në histori që përfshin dy personazhe të nivelit si asnjëherë më parë, Charles McGonigal njërin nga personat më të fuqishëm të kundërzbulimit të SHBA dhe Edi Ramën, kryeministrin e Shqipërisë të lidhur, jo në spiunazh, por në një seri veprash penale.
Në aktpadinë e Prokurorisë Amerikane, Edi Rama si kryeministër i Shqipërisë i lidhur me veprimtarinë e McGonigal, përmendej në dosjen e Ëashingtonit 14 herë, mbasi ai me vendim të një Jurie të Madhe ishte vëzhguar për vite të tëra në të gjitha llojet e komunikimeve të tij. Ndërsa në marrëveshjen që ka firmosur vetë i pandehuri McGonigal, Rama përmendet 11 herë të tjera. Pra marrëveshja e negociuar, jo vetëm nuk ka kursyer sado pak Ramën si bashkëfajtor me McGonigal, por e ka ekspozuar atë para publikut amerikan, shqiptar dhe botëror.
Përmendja e Edi Ramës 11 herë si bashkëfajtor në deklaratën e McGonigal, për të cilin Rama edhe pas arrestimit u shpreh se: “E kam për nder miqësinë me të”, vetëm e vetëm që ai të mos fliste, tregon se McGonigal nga pendesa apo shkaqe të tjera duke lakuar emrin e tij në 11 raste i tha Edi Ramës publikisht se fajin do ta ndajmë bashkë.
Të dashur miq, këtu më poshtë keni analizën nga gazetarë të pavarur të 11 rasteve, në të cilat Edi Rama përmendet në deklaratën e McGonigal para gjykatës. Shtoj këtu se edhe vetë gjykatësja Colleen Kollar-Kotelly në seancë pyet McGonigal për lidhjet e tij të vazhdueshme me Edi Ramën.