Ditën e sotme zhvillohen zgjedhjet e pjesshme lokale për bashkinë e Kukësit.
Në garë janë dy kandidatë, Emri Vata për koalicionin ‘Bashkë Fitojmë’ dhe Albert Halilaj për Partinë Socialiste.
Nga të dhënat zyrtare të KQZ-së, mësohet se deri në orën 14:00 për kryetarin e ri të bashkisë Kukës, kanë votuar 29.15 % e votuesve.
Krahasuar me zgjedhjet e 14 majit, ka një rënie pak më shumë se 8%. Në 14 maj, deri në orën 14:00 kishin votuar 37.99 % e votuesve.
Gjatë ditës janë vërejtur shkelje të shumta nga drejtorë të bashkisë, doganierë, administrata dhe zyrtarë të tjerë.