Sophia Loren është aksidentuar në shtëpinë e saj në Gjenevë të Zvicrës. Aktorja italiane, e cila më 20 shtator mbushi 89 vjeç, u rrëzua dhe pësoi disa fraktura në brinjë. Ajo iu nënshtrua një operacioni të suksesshëm dhe tani do të duhet të ndjekë një periudhë rikuperimi, e cila do të pasohet nga një proces rehabilitimi.
Në shtator ylli i filmit italian, fituese e Oskarit në vitin 1962, mori pjesë si kumbare në eventin e sfilatës së modës “One night only”, organizuar nga Armani në Venecia.