Izolohen një grup turistësh të huaj në Kanionin e Langaricēs në Përmet. Ngjarja mësohet se ka ndodhur para pak çastesh ndërkohë që emergjencat civile në Përmet kanë vënë alarmin.
Shkak janë bërë rreshjet intensive dhe dalja nga shtrati e lumit të Langaricës. Për kërkimin, shpëtimin dhe dhënien e ndihmës për në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e shërbimit zjarrfikës të Bashkisë Permet.