Gazetari Basir Çollaku, i ftuar në Task Force ne syritv, foli për aferën McGonigal-Rama dhe heshtjen e SPAK.
Çollaku ka theksuar se bisedat mes Edi Rama dhe ish-agjentit e korruptuar të FBI-së janë përgjuar, por këtu nuk është vetëm kryeministri por janë edhe ministra e ish-ministra si Damian Gjiknuri dhe Taulant Balla të cilët kanë deklaruar publikisht se janë takuar me Charles McGonigal.
Duke sjellë në vëmendje denoncimin e tij në vitin 2017, gazetari tha se ministri i kohës, Damian Gjiknuri i sygjeronte Agjensisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, ti hiqte licensën kompanisë amerikane dhe shihte mundësinë t’ja jepte kompanisë ruse.
‘Përplasja këtu ka qënë amerikano-ruse për tregun e energjisë dhe rusët mesa shihet kanë pasur më tepër miq te ky kryeministër’, u shpreh Çollaku.
Çollaku: Nëse takimet e kryeministrit Edi Rama me Charles McGonigal nuk do të kishin elementë të cilat përbënin apo mbështesnin akuzën dhe shkonin në gjykatë për të shërbyer si prova atëherë ata nuk do të ishin shënuar as në akt-akuzë por janë edhe në akt-akuzë por edhe në vendimin e pjesshëm të gjykatës amerikane në momentin e bërjes së marrëveshjes. Aty ka mijëra faqe përgjime. Bisedata me Ramën janë të përgjuara. Por këtu nuk është vetëm Rama, është Damina Gjiknuri ministër, Taulant Balla të cilët kanë deklaruar publikisht se janë takuar me Charles McGonigal.
Në vitin 2017 kam qënë pjesë e denoncim të kësaj historisë së puseve të naftës dhe kam publikuar shkresën e ministrit të kohës Damian Gjiknuri i cili i sygjeronte Agjensisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, ti hiqte licensën kompanisë amerikane dhe shihte mundësinë t’ja jepte kompanisë ruse të kamufluar me guackat jo në Austri dhe këtej por Gulvori ishte.
Drejtuesi i AKBN i kthente përgjigje ministrit dhe i thoshte se duhen parë elemente të sigurisë të kësaj kompanie se me të dhënat që kemi cedon, porosia ishte vazhdoni dhe dihet si vazhdoi.
Përplasja këtu ka qënë amerikano-ruse për tregun e energjisë dhe rusët mesa shihet kanë pasur më tepër miq te ky kryeministër. Po ministrat nga e kanë marrë porosinë ata?
Këtu kemi edhe 2 agjentë të tjerë që kanë përfituar, Rosini, Bladell etj.