Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka reaguar pas sulmit te rrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.
Mehaj tha se djemtë e Policisë së Kosovës ia zbardhën fytyrën vendit përpara krejt botës dhe treguar vlerën e vërtetë të tyre.
“Si kalorësit e Skënderbeut, këta e shpëtuan atdheun nga rreziku dhe treguan cilësi, sinqeritet dhe respekt jo vetëm për popullin në rrezik, por edhe ndaj armikut t errorist. Një armik që ka pas mbas vetes një aparat të tërë shtetëror nga një shtet fqinj me të gjitha furnizimet dhe logjistik. Këtë e dinë edhe aleatët tanë”, tha Mehaj, transmeton Klankosova.tv.
Mehaj tha se është kritike që Kosova të marrë Programin e Partneritetit për Paqe dhe të bëhet anëtare e NATO-s.
“Nëpër botë vlera e përvojës, gatishmërisë dhe vendosmërisë ë këtyre djemve tanë ka në dispozicion miliarda euro. Me fjalë të tjera, edhe 10.000 euro rrogë në muaj nuk e shpaguajnë rrolin e tyre tejet të rëndësishëm”, tha tutje Mehaj
Tutje, ish i pari i Mbrojtjes tha se Fondi i Sigurisë ekziston dhe është për të gjitha institucionet e sigurisë, teksa përmendi edhe dronët Bayraktar.
“Thoshit pse dronat, tani po e shihni/bindeni vet, se sa kryejnë punë dronat dhe se na duhen. Shumë më shumë përkushtim për djem të tillë – sepse vlera e tyre është e paimagjinueshme. Koordinimi me forcat amerikane është shumë i rëndësishëm. Këta djem nuk janë thesar i asnjë partie politike, por thesar shumë i çmuar i tërë Kosovës”, tha ai.