Sulmi në veri/ Nis me një minutë heshtje mbledhja e Qeverisë së Kosovës, 50 mijë euro për familjen e efektivit Bunjaku

0
142

Mbledhja e Qeverisë së Kosovës ka nisur sot me një minutë heshtje në nderim të policit Afrim Bunajku, i cili u vra të dielën nga sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit.

 

Mësohet se kabineti qeveritar i Kosovës akordoi një shumë prej 50 mijë eurosh, për t’i ardhur në ndihmë familjes së policit të vrarë, i shpallur dëshmor i atdheut. Kryeministri i vendit, Albin Kurti tha se të dielën është cenuar siguria kombëtare.

“Me mbi 5 milionë euro vlerë të armatimit është dëshmuar skenari për gjakderdhje në Kosovë…”, tha kryeministri Kurti. Ai ftoi qytetarët e vendit që sot kudo që shohin policët e Kosovës t’i falënderojnë ata për shërbimin ndaj Kosovës.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here