Analisti Armand Shkullaku, i ftuar në ‘Çim Peka LIVE’, duke komentuar konferencën e sotme të Edi Ramës, është shprehur se ishte i pafjalë.
Sipas Shkullakut, sot Edi Rama do të ishte më mirë të mos fliste fare, se sa të kërkonte që KFOR-i të merrte nën kontroll veriun e Kosovës, pas disa deklaratave të kundërta që kishte thënë më herët.
“Konferenca e sotme e shtypit më ka lënë pa fjalë dhe nuk e shpjegoj dot, dhe nuk e kuptoj se pse doli. Është ajo shprehja e famshme që thotë; ça t’lësh pa thënë, qar e ke.
Nuk e kuptova se pse doli. Unë nuk jam me këto teoritë konspirative që i ka thënë Vuçiçi të dalë, por unë dua të besoj se është infantil në politikën rajonale, që Kosovën e njeh shumë pak, krizën në Ballkan e njeh shumë pak, raportet i njeh shumë pak.
Kjo e çon të thotë idiotësira të tipit, ju e mbani mend në qershor kur ai nisi një kryqëzatë ndaj Albin Kurtit, kur tha se Kosovës mund ti anulohet liberazimi i vizave, do sanksionohet, Albini mund të jetë në listën e zezë të SHBA, etj., dhe në këtë vrazhdë tha se veprimet e Albin Kurtit do të na çojë në skenarin më të keq, që KFOR-i të marrë situatën e rendit dhe sigurisë në veri dhe praktikisht do të kemi një republikë të KFOR-it dhe lamtumirë sovranitetit formal të Kosovës në veri.
E sot çfarë bën? Pikërisht në ditën kur edhe KFOR-i, DASH përgëzuan punën e policisë së Kosovës, Rama thotë të çojmë KFOR-in.
Prandaj them se është injorancë, ose një nevojë e tij, nuk e di më kë të jetë tani. Ka disa linja, të jetë me Vuçiçin që është i miri, ta marrim me të mirë që të mos i vendosim sanksione, që Europa të mos i vendosë sanksione.
Ose është me linjën që karta e Vuçiçit ka marrë fund, se nuk mund të presësh nga një regjim autoritar dhe mafioz si ai i Vuçiçit në Serbi, të ofrojë zgjidhje demokratike, aq më shumë për një vend tjetër.
Kjo dilemë e Ramës shpjegon ato idiotësi që ai tha sot”, tha Armand Shkullaku.