Rama njejtë si Vuçiç: KFOR të marrë nën kontroll veriun e Kosovës!

0
145

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me deklaratën e djeshme të BE për ngjarjet në Kosovë, por edhe për qëndrimin e Shqipërisë që nuk u linjësua me atë të ndërkombëtarëve.

Kreu i qeverisë shqiptare tregoi publikisht propozimin e tij që veriu i Kosovës, të merret nën kontroll veriun e Kosovës. Madje ai tha se këtë gjë e ka kërkuar dhe në samitin e NATO-s, duke shtuar se këtë gjë e kërkon situata.

“Për herë të parë në të paktën 10 vitet e fundit Shqipëria nuk u linjëzua me një deklaratë të politikës së jashtme të BE. Ky fakt ka shkaktuar një për shtjellim të kuptueshëm kur ia kemi përcjell Brukselit si një qëndrim të Shqipërisë, por as nuk jemi përpjekur qysh pardje paradite, përpara moslinjëzimit, që deklarata të reflektonte ngjarjet e ditëve të fundit, vrasjen e policit në Kosovë dhe shpalljen e zisë kombëtare në Beograd.

jo histori mund të përshkallëzohet në përplasje të armatosura prej vitesh. E kam paralajmëruar prej kohësh mundësinë e pështjellimit të këtij skenari tragjik dhe fatkeq në veriun e Kosovës, qoftë në këtë tryezë apo në tryezat e tjera më të larta. Jo se jam më i mençur se të tjerët, apo se lexoj të ardhmen, por thjesht se nuk jam i zënë me hallet e gjithë botës, siç janë të mëdhenjtë e kësaj bote apo s’jam i mbyllur në qerthuj e së shkuarës, udhëheqësit e Kosovës dhe të Serbisë.

Në këtë sekondë sikur i shoh në faqet e mia të rrjeteve sociale plumbat e trimave. Jam mësuar me klubin mediatik në Shqipëri dhe ata në Kosovë si vëlla i Vuçiçit. Ata në Kosovë më bëjnë top. Sinqerisht i kuptoj pa asnjë problem. Ndërkohë që të tjerët, këta që bëjnë biznes politik dhe mediatik në Tiranë me thonjtë e krizave në Veriut të Kosovës, i neverisë. Të jeni të bindur që asgjë nga këto dhe askush nga këta, as nuk ma ndryshojnë vizionin. Gjithccka mund të përfundoj në gjakderdhje dhe në luftë. Po tani? Po më tej çfarë duhet pritur? C’duhet shmangur, dhe c’duhet bërë e mundur. Shpresoj që shpërthimet në Veri të Kosovës mos ta kthejnë atë në një Donbas.

Dialogu mes dy vendeve duhej të ngrihej në një konferencë ndërrajonale. Sot mimialisht formati i Brukselit, ku venë e vinë dy burra nga këtej, hynë e dalin dy burra atje, s’ka më asgjë për t’i ofruar paqes në këtë situatë të re. Bashkë me stokun e të gjitha marrëveshjeve, të pazbatuara, mund të sjellë largqoftë një stok viktimash të një konflikti të armatosur.

KFOR duhet të marrë nën kontroll veriun e Kosovës. Është propozim që e kam bërë më parë dhe në samitin e NATO-s.”, pohoi Rama.

Bie ne sy se kryeministria Rama ka te njejtn qendrim me Presidentin serb Vuçiç ka kërkuar nga ambasadorët e shteteve të QUINT-it dhe shefi i delegacionit të Bashkimit Evropian që KFOR-i të kujdeset për të gjitha çështjet e sigurisë në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe.

Në shtetet e QUINT-it bëjnë pjesë: Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Italia, Gjermania dhe Franca.

“Në një nga momentet më të vështira për Serbinë, zhvillova një bisedë të rëndësishme me përfaqësuesit e QUINT-it”, shkroi Vuçiq në llogarinë e tij në Instagram, pas takimit në Beograd më 26 shtator.

“Po ashtu kam pyetur pse misioni i BE-së në Kosovë për Sundim të Ligjit]EULEX-i është refuzuar nga Policia e Kosovës që të marrë pjesë në operacionin e kryer në veri të Kosovës”, shtoi ai, pa dhënë më shumë detaje për pretendimin e tij.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here