Humoristi Basha “përjashton” edhe 11 deputetë të tjerë

0
246

Lulzim Basha mund të bëjë ç’të dojë. Ai mund të nxjerrë ndonjë shtet nga OKB-ja, mund të skualifikojë ndonjë ekip kombëtar nga UEFA, ose mund largojë ushtrinë e azerbaxhanasae nga Nagorni Karabaku. Por modest sikurse është ai ka vendosur të ndërmarrë veprimë më të thjeshta. Si posedues i vulës, Basha ka shpallur se ka përjashtuar nga grupi parlamentar i asaj që quan parti 11 deputetë. Madje për ktë ka ndërmarrë edhe një takim të asaj që e quan kryesi.

Në fakt, është e njëjta fabul që përsëritet në mënyrë groteske që prej shtatorit 2021 që kur ai mori vendimin personal të ngrinte Sali Berishën. Dihet se çfarë ndodhi më pas, krijimi i foltores, mbledhja e kuvendit të 11 dhjetorit që e shkarkoi Bashën nga kryetar me shumicë votash dhe në fund sulmi i përfaqësuesve të shumicës mbi selinë e blinduar në 9 janar 2022.

Kjo ngjarje e fundit shërbeu për përjashtime të tjera. Basha vendosi të shkrijë pëe ta përjashtuar Sali Berishën dhe i hoqi emrin nga grupi i PD-së edhe  deputetëve Flamur Noka, Albana Vokshi, Edmond Spaho. Ndërkohë ai la në ngrirje me të drejtë rehabilitimi nëse zinin mend Belind Këlliçin, Edi Palokën, Agron Shehajn, Luan Baçin, Oerd Bylykbashin dhe dhe Tritan Shehun. Dy muaj më pas erdhën zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit ku vula pësoi disfatë dhe Basha dha formalisht dorëheqjen duke i deleguar kompetencat zarit të vet Enkeleid Alibeaj. Ky i fundit nuk hoqi dorë nga të përjashtuarit prej diçkaje që nuk ekzistonte. Duke parë se kishte një tentativë të deputetit Salianji, për të bashkuar grupin e PD duke mbledhur shumicën e firmave në mënyrë që të ruante mazhorancën Alibeaj hoqi qafe dhe 4 deputetë të tjerë. me pretesktin se nuk kishin reflektuar për afatin një vjetor pas sulmit mbi selinë e PD, ai në datë 10.01.2023, shpalli se “ka përfunduar afati 1 vjecar për distancimin e plotë dhe publik nga aktet e dhunës ndaj Partisë Demokratike të deputetëve të pezulluar Tritan Shehu; Oerd Bylykbashi; Belind Këlliçi dhe Agron Shehaj”. Nga lista ikën edhe ata. Nga 52 të zgjedhur në prill 2021, pa mbushur dy vite grupi i PD u zvogëlua në 44. Tani 8 muaj më pas Basha që se hoqi kurrë emrin  nga kryetar, vendos të përjashtojë edhe 11 të tjerë (lista poshtë).

Por kjo nuk përbën më çudi. Pasi 19 deputetë të përjashtuar janë një pikë uji në oqean në krahasim me 50 mijë antarët që përjashtoi nga listat e PD, kur vendosi të organizojë farsën e rizgjedhjes kryetar. Pikërisht për këtë ish numri i 2 pranë tij që e kuptoi më në fund se çlojë luante Basha e cilësoi veprimin e fundit si një akt që duhet marë me të qeshur. Më pas Gazmend Bardhi shtoi seriozisht: “Si njëri nga deputetët e PD, Lulzim Basha nuk ka as legjitimitetin, por as forcën për të përjashtuar askënd. Ndryshimi i përbërjes së grupit parlamentar mund të ndodhë VETËM me vendim të grupit parlamentar. Përtej kësaj, asnjë copë letre, asnjë firmë dhe asnjë vulë e keqpërdorur në ilegjitimitet, nuk ka vlerë”.

Por kjo se pengoi Lulzim Bashën që me qetësinë olimpike të atij që nuk e ndan dot humorin nga e vërteta ti’a dërgonte kryesisë së parlementit njoftimin e 11 të përjashtuarve të rinj, që e çojnë në 19 numrin e atyre që në kokën e vet Basha nuk i llogarit më si përfaqësues të PD-së.

DEPUTETET E PERJASHTUAR

ME VULEN E BASHES

1. Greta Bardeli;
2. Ina Zhupa;
3 Isuf Çela;
4. Asllan Dogjani;
5. Bujar Leskaj;
6. Edi Paloka;
7. Kastriot Piroli;
8. Lindita Metaliaj;
9. Ludovik Hasanaj;
10. Sorina Koti;
11. Tomorr Alizoti;

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here