NATO miraton dërgimin e forcave shtesë në Kosovë, Stoltenberg: Prishtina dhe Beogradi t’i kthehen dialogut

0
126

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka njoftuar se aleanca ka miratuar dërgimin e forcave paqeruajtëse shtesë në Kosovë pas trazirave përgjatë kufirit Kosovë-Serbi.

 

“U bëjmë thirrje të gjitha palëve që urgjentisht të de-përshkallëzojnë situatën. Ne vazhdojmë t’i bëjmë thirrje Beogradit dhe Prishtinës që të angazhohen në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja, si e vetmja mënyrë për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura dhe për të arritur zgjidhje që respektojnë të drejtat e të gjitha komuniteteve. Ky është çelësi për sigurinë e qëndrueshme në Kosovë dhe stabilitetin në rajon,” tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka përshëndetur vendimin e NATO-s, duke thënë se Serbia dëshiron të destabilizojë rajonin me ndihmën e Rusisë.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here