Hoxha rrëzon “ekspertin” e televizioneve: Videot e vajzave VIP të Tiranës, nuk janë gjetur në telefonin e Vis Martinajt

0
395

Gazetari Artan Hoxha ka pohuar se telefonat me aplikacionin e kriptuar SkyeCC, që janë përdorur për komunikim nga grupet kriminale në vend  ose biznesmenë, nuk mund të bëjnë komunikim përmes videove dhe as mund të bëjnë transferim videosh.Ky reagimi i Hoxhës vjen pas deklaratave në rrjetet sociale dhe të Ervin Karamuços, se janë shpërndarë pamje video nga telefonat e sekuestruar të cilët kanë pasur aplikacionin SkyeCC e që dyshohet se i përkasin Ervis Martinajt, i zhdukur prej më shumë se një viti.

Sipas Hoxhës, SPAK nuk mund të shpërndajë përmbajtjet video jo vetëm sepse telefonat nuk bëjnë komunikim video e as t’i shpërndajnë ato po edhe sepse hetimet për zhdukjen e Martinajt po bëhen nga prokuroria e Kurbinit e jo nga ajo speciale.

Aplikacioni i kriptuar SkyeCC nuk perdorte video. Nje lajm i bujshem u shpernda dje ne mbremje. U tha se, SPAK ka çkoduar telefonin me programin e kriptuar skyeCC, te nje personazhi te rendesishem te krimit te organizuar.

Brenda ketij telefoni jane gjetur video te personazheve shume te njohur te televizioneve shqiptare dhe shoëbizz. U aludua se behet fjale per telefonat e nje personazhi shume te njohur, i cili rezulton i zhdukur, duke patur parasysh Ervis Martinajn.

Reagimi i Hoxhës:

Nje sugjerim, se pari: Telefonat qe kane perdorur aplikacionin e kriptuar skyeCC, nuk mund te perdornin komunikim ne video, madje nuk mund te benin transferim videosh nga nje telefon ne tjetrin.

Pra, keto video qe aludohet se jane gjetur ne telefonin skyeCC, thjeshte nuk mund te gjenden ne keto lloj paisjesh, pasi ky aplikacion nuk e lejonte perdorimin apo transferimin e video-ve. Se dyti: Keto video nuk ka mundesi te kene “rrjedhur” nga zyrat e SPAK apo nga oficeret e BKH-se, pasi hetimin per zhdukjen e Martinajt po e kryen prokuroria e Kurbinit dhe telefonat e personazhit ne fjale behet me dije se jane dorezuar aty nga te aferm te viktimes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here