Disa foto, ku shihet një qen në timon po qarkullojnë kudo në rrjet. Qeni ka marrë drejtimin e timonit të një makine në Sllovaki.
Sipas mediave atje, qeni është filmuar nga kamerat e sigurisë ndërsa ishte ulur në sediljen e shoferit të makinës.
Pasi fotot u bën virale, pronari i makinës deklaroi se qeni i është hedhur papritur në prehër dhe për këtë arsye në foto duket se i ka zënë vendin timonit të mjetit.
Oficerët e fshatit Sterusy në veri-lindje të kryeqytetit sllovak Bratislava, nuk u bindën, ndërsa kanë gjobitur pronarin e mjetit.