Një zjarr i madh ka përfshirë një sipërfaqe me ferra e shkurre në fshatin Bilaj të Fushë Krujës mbrëmjen e kësaj të hëne.
Zjarri i favorizuar nga era e fortë po përparon drejt disa parcelave të mbjella me misër. Reparti zjarrfikës ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po përpiqet të lokalizojë flakët.