Artan Tafani ka vijuar me rrëfimin e tij për zbardhjen e vrasjeve të bandës së Laert Haxhiut. Tafani ka zbërthyer kodet e aplikacionit SKY që Laert Haxhiu dhe grupi i tij përdornin për t’u identifikuar.
Mësohet se këto kode janë dhënë nga 39-vjeçari gjatë marrjes në pyetje për të disatën herë. Përmes deklarimeve të fundit, prokurorët shpresojnë që të sigurojnë prova të reja për ngjarjet kriminale.
Ky dyshim i hetuesve vjen pasi 39-vjeçari, ka rrëfyer përpara tyre se në platformën SKY janë zhvilluar komunikime e biseda lidhur me vrasje e tentative vrasjesh dhe i përfshirë ka qenë Laert Haxhiu.
Haxhiu aktualisht ndodhet në burg në Greqi dhe akuzohet si pjesëmarrës dhe organizator.