Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme është përfshirë nga flakët magazina e fabrikës së miellit në Laç.
Fatmirësisht është bërë e mundur të izolohet zjarri në disa pjese te fabrikës së miellit, por janë shkrumbuar sasi të mëdha mielli, misër dhe nënprodukte.
Sipas informacioneve të para shkak i rënies se zjarrit një shkëndijë elektrike, ndërsa objekti është i pajisur me kamera sigurie, çka mund te ndihmoje grupin hetimor për zbardhjen e plot te rënies se zjarrit.