Kërkuan lehtësim të masës së sigurisë/ Apeli i Posaçëm lë në burg ish-zv.ministrin Rjepaj dhe biznesmenin Rrapaj

0
145

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka vendosur të lërë të pandryshuara masa e sigurisë për 6 të akuzuarit në çështjen e koncesionit të sterilizimit.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se ish-zv.ministri i Shëndetësisë Klodian Rjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj bashkë me të akuzuarit e tjerë kanë kërkuar masë më të butë sigurie.

Konkretisht Klodian Rjepaj, Ilir Rrapaj, Marsela Serjani, Saimir Kadiu, Arben Gjata, Genc Burazeri kanë bërë ankim në Apelin e Posaçëm, por Gjykata e Posaçme e Apelit ka vendosur të lërë në burg ish-zv.ministrin Rjepaj dhe biznesmenin Rrapaj, si dhe masat e dhëna më herët për 4 të akuzuarit e tjerë.

Ndërsa Naile Ajazi dhe Petro Mersini që ndodhen nën masën detyrim paraqitje nuk kanë bërë ankim.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here